Vrasja e Arlinda Zekajt e ndodhur ditën e djeshme në Pejë të Kosovës ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa ka hapur një plagë të madhe për familjarët e saj. Prej më shumë se një dite, autoritetet vendase janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, kunatit të viktimës,. ndërsa një reagim prekës ka ardhur nga vëllai i Arlindës.
“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru per Vrasjen tande. Ishalla zoti na takon ne Xhehnet motrushe.”, shkruan vëllai i Arlindës.
Ndërkaq, deputetët e Kosovës janë mbledhur urgjentisht duke diskutuar për vrasjen e Arlindës, një ngjarje e cila u paralajmërua nga vetë viktima.
Ngjarja e rëndë mori tjetër kthesë pasi vetëm dy orë para se të vritej, Arlinda denoncoi në Polici se ishte dhunuar dhe kërkoi urdhërmbrojtje. Por fatkeqësisht ngjarja mori të tjera përmasa pasi ditën e djeshme, Arlinda u gjet e pajetë në banesën e saj, vrasje e cila dyshohet të jetë kryer nga kunati i saj.