Screenshot
Kur vendosi të shpërngulej në Amerikë, Bleona Qereti mori me vetëdije një vendim për të cilin sot mendon ndryshe. Këngëtarja zgjodhi të linte pas një pjesë të historisë së saj artistike. Tani, pas tre dekadash në muzikë, pikërisht tek ajo histori gjen frymëzim për kapitullin e ri të karrierës.
Në një intervistë për “Headlinerhub”, Bleona foli për rikthimin në skenë pas një periudhe rikuperimi. Në postimin që shoqëroi intervistën, ajo u ndal te vitet në Amerikë dhe te mënyra si ka ndryshuar me kohën marrëdhënia me rrënjët e saj.
“Duke parë prapa, e kuptoj se gjithçka që përpiqesha të bëhesha ishte tashmë e rrënjosur në atë që isha”, shkroi këngëtarja.
“Unë nuk jam këtu për të qenë dikush i radhës. Unë jam BLEONA e parë”, u shpreh ajo. Sot, Bleona thotë se po krijon muzikë që nderon prejardhjen e saj dhe i qëndron besnike asaj që është si artiste.
Një dedikim të veçantë ua rezervoi dëgjuesve që e kanë ndjekur që në hapat e parë të karrierës. “Për fansat e mi shqiptarë që kanë qenë aty që nga fillimi: ky kapitull tjetër është edhe për ju”, shkroi Bleona.