Screenshot
I ftuar në “Live me Luizin”, Bes Kallaku foli për lidhjen e tij të re dhe tregoi se ndihet më i lumtur se kurrë. Gjatë bisedës me Luiz Ejllin, aktori u ndal te mirënjohja për gjërat që ka sot në jetën e tij.
“Tani jam më i lumtur se kurrë. Bibla thotë se lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Ia di vlerën gjithçkaje që kam dhe jam falënderues”, u shpreh Besi.
Kur foli për dashurinë, ai e përshkroi me pak fjalë atë që vlerëson më shumë te një marrëdhënie. “Dashuria është qetësia e zemrës, paqja e shpirtit dhe gjumi i ëmbël”, tha ai.
Luizit i ra në sy se si i ndryshonte shprehja e fytyrës mikut të tij kur fliste për partneren. “Të ndryshon komplet fytyra kur flet për të. E ke private, mbaje, prandaj po flas unë për ty”, i tha Luizi.