Një vit pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, Rezarta Shkurta ka mbajtur premtimin që i kishte dhënë këngëtarit. Për djalin e tij, Roelin, ajo ka realizuar një video ku, përmes inteligjencës artificiale, babë e bir takohen në ëndërr.
Në skenën e rikrijuar, Roeli i tregon të atit sa shumë është rritur. Shpati i përgjigjet duke i treguar sa krenar është për të birin. Biseda përfshin edhe një mesazh për Selvijen, së cilës, në video, Shpati i kërkon të mos trishtohet.
“E mbajta fjalën, Shpat, e realizuam kujtimin për Roelin”, ka shkruar Rezarta për videon që i kushtoi vogëlushit.