Do t’i jepet sot lamtumira e fundit 59-vjeçarit Sylë Rifat Dakajt, i cili u vra dje në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë. Pas një debati të ashpër për një vend parkimi, Rrahman Hoti qëlloi me armë Sylë Dakajn, duke i marrë jetën atij në moshën 59-vjeçare.
Familjarët kanë njoftuar ditën e sotme se ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Vërshec, nga ora 15:30.
Ndërkaq, raportohet se 59-vjeçari u vra dje në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.
SIç raportuam dhe ne ditën e djeshme, ngjarja e rëndë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje të çastit, kur Rrahman Hoti hapi zjarr ndaj Dakajt, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Edhe pse u poërpoq që të humbistye gjurmët duke u zhdukur nga vendngjarja, Rrahman Hoti ra në pranga vetëm brenda pak orëve, ndërsa u zbulua dhe e shkuara e errët e tij. Në 2011 raportohet se ai i mori jetën gruas së tij në Zvicër, nga ku u dëbua në drejtim të Kosovës, dhe dje kreu krimin e dytë.
Me vendim të prokurorit, ndaj tij bëhet me dije se është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimin për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkohë, familjarët e Sylës kujtojnë mes lotësh të afërmin e tyre. Dhetëra reagime rrëqethëse kanë tërhequr vëmendjen, pasi njerëzit e kujtojnë Sylë Dakajn si një person të qetë e të respektueshëm, ndrësa ndarja nga jeta në mënyrë tragjike ka lënë pas një plagë të madhe për të gjithë familjarët e Sylës.