Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, ku një 29-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt në det.
Bëhet fjalë për Afërdita Xhilajn, nga Shkodra, e cila kishte shkuar për pushime në Zvërnec. Sipas informacioneve, Xhilaj ishte e shoqëruar nga dy miq nga Gjermania, vendi ku jetonte edhe vetë.
Mësohet se e reja u përball me rryma të forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.
Ndërkohë, edhe Policia ka reaguar për rastin, duke bërë me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.