Taulant Balla ka nxjerrë mesazhet që po qarkullojnë mes studentëve në platforma online të komunikimit që u bëjnë thirrje njëri-tjetrit të pajisen dhe me thika. Një situatë e frikshme në një moment kur prej 4 ditësh Tirana dhe tanimë dhe qytete të tjera po digjen nga protestuesit. Kryetarti i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shkruan se ata kanë marrë porosi të qëllojnë edhe mbi policinë.
“Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studenta?
Tek grupi i ëhatsup që tregoi ajo studentja mbrëmë kanë marrë porosi të marrin thika dhe të qëllojnë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit.
POLICIA MERITON MBËSHTETJE”, shkruan Balla në facebook-un e vet.
Ndërkaq në mesazhet e pretenduara si të protestuesve shkruhet për dhunë dhe vrasje të efektivëve të policisë.