Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa postime të fundit në “Instagram Story”, ku ka ndarë mesazhe nga ndjekësit, duke nxjerrë në pah edhe kontrastin mes kritikave dhe mbështetjes që merr.
Në një prej story-ve, ajo publikoi mesazhe fyese që i kishin ardhur në privat, ku një ndjekës e sulmonte për pamjen e jashtme dhe i sugjeronte ndërhyrje estetike. Sara reagoi me ironi, duke shkruar: “Autsch!!! Thank god qeka fake account”, duke e bërë të qartë se nuk i merr seriozisht këto komente.
Por krahas kritikave, ajo ka ndarë edhe një mesazh mbështetës, i cili e komplimenton për natyralitetin dhe bukurinë e saj: “Të rr*fshin l*shin ti je yll bote, uj e sapun s’ke nevojë për plastik”.


Me këto postime, ajo duket se ka dashur të tregojë realitetin e rrjeteve sociale, ku krahas kritikave të ashpra, nuk mungon edhe mbështetja që e vlerësojnë për atë që është.