Një konflikt i ashpër ka lindur së fundmi në rrjet mes reperit të njohur me emrin e artit si Stresi dhe influenceres Giovanna Nikolli.
Shkak i ofendimeve dhe gjuhës denigruese që dyshja ka përdorur ndaj njëri-tjetrit janë bërë reagimet e Stresit që para pak ditësh e cilësoi Giovannën si tiktokere që reklamon të pasmet e saj.
“Nuk i plas njeriu se si i bën ti lekët e tua, e si i nxjerrin b*thët në TikTok këto tiktokeret. Kështu që mos hy më në punët e mia, rri urtë dhe hajde takohemi!” tha Stresi në një live në TikTok, e cila po bën xhiron e rrjetit.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ashpër Giovanna e cila përmes një video në TikTok iu kundërpërgjigj artistit duke i i sugjeruar t’i dalë zot vetes e të hakmerret për dhunën e ashpër që mori nga Joz Marku para disa kohësh.
“Më fal a është ky Stresi që e mori peng Jozi dhe e dhunuan e sakatuan e kur vjen puna nuk është i zoti të marrë hakun e vet? Edhe sot del e na shan nëpër TikTok. Ti para dili zot vetes, pastaj shaj të tjerët. Mos u fut aty ku s’duhet. Ç’punë ke ti me TikTok-un o vëlla? Rri në punën tënde” u kundërpërgjigj Giovanna në videon e postuar në profilin e saj të TikTok-ut.
Deklartata e Giovannës ka irrituar artistin i cili reagoi sërish ashpër duke i thënë kësaj të fundit të mos flasë më e të mos bëje si “gango”, duke shtuar që sipas Stresit tiktokerja ka kryer marrëdhënie seksuale me gjithë djemtë e veriut.
Përplasja e ashpër virtuale:
Reagimi i parë i Stresit: Nuk i plas njeriu se si i bën ti lekët e tua, e si i nxjerrin b*thët në TikTok këto Tiktokeret. Kështu që mos hy më në punët e mia, rri urtë dhe hajde takohemi!
Reagimi i Xhovanës: Më fal a është ky Stresi që e mori peng Jozi dhe e dhunuan e sakatuan e kur vjen puna nuk është i zoti të marrë hakun e vet? Edhe sot del e na shan nëpër TikTok. Ti para dili zot vetes, pastaj shaj të tjerët. Mos u fut aty ku s’duhet. Ç’punë ke ti me TikTok-un o vëlla? Rri në punën tënde.
Reagimi i dytë i Stresit: Dëgjo Arkimedin o Xhovana, unë kam një babë, ti nuk ke! ta kishe nuk shkoje të q****e me lekë. Qofsha më legeni unë, babën e kam më të mirin. Nga Tropoja deri në Vlorë gëzojmë miq e respekt. I kena dyert e hapura o Xhovana Nikolli sa ty s’ta pret mendja. Sa për hakmarrjen, për puën e Jozit kanë hyrë burrat më të mirë të Gjakovës, ti nuk e di nga i bie se je mësuar duke u q* nëpër Itali.
Malësia e Gjakovës janë burrat më të mirë në veri. I di vetë punët e mia. Për sot e 1 mijë vjet ne e kemi mbyll muhabetin, nuk kam punë me ata njerëz. Ty të ka kap e gjithë lagja, ke shkuar dhe me kushëririn tim. Unë jam familje me tradita. Ne e ulim kokën kur jemi gabim. Ti Xhovanë rri pas murit, se kush të zë aty të tund ty. Mos u mërzit, të gjithë e dimë që je eskortë e punon me lekë. E dimë që të kanë kap gjithë Fushë-Miloti, Laçi, Burreli e krejt veriu.
Së fundmi në profilin e saj në Instagram, Giovanna ka vijuar me kunja ndaj artistit për të cilin shkruan se djemtë e Fushë-Kuqes (referuar këtu Joz Markut) i kanë bërë atij m**n në gojë.