Është mbajtur sot seanca e radhës gjyqësore për rastin e Liridona Ademajt, ku Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e saj.
Prokurorja Javorka Perlinqeviq, gjatë fjalës së saj, deklaroi se Murseli, bashkëshorti i Ademajt, ka vepruar për përfitime financiare dhe morale, duke simuluar një grabitje, ku viktima është trajtuar si “dëm kolateral”. Sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë në organizimin dhe planifikimin e vrasjes.
Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes, Granit Plava akuzohet si ekzekutuesi i krimit, ndërsa Kushtrim Kokalla dyshohet se ka lidhur ekzekutorin me Murselin.
Gjatë seancës, prokurorja solli edhe deklarime që lidhen me fëmijët e viktimës, të dhëna gjatë një vizite të njërit prej djemve në Suedi, në prani të psikologes. Sipas saj, djali i madh ka deklaruar: “Hajni futi dorën dhe i bëri mamasë bam”.
Pas seancës së sotme gjyqësore gjatë të cilës prokurorja e çështjes kërkoi burgim të përjetshëm për 3 të akuzuarit e vrasjes së Liridona Ademajt, shpallja e aktgjykimit mësohet se do bëhet më 21 prill në orën 13:30.
Lajmi është konfirmuar në seancën e sotme gjyqësore e cila ishte goxha intensive pasi prokurorja kërkoi dënimin maksimal për të akuzuarit e vrasjes së Liridona Ahmetaj, ngjarje e ndodhur në nëntor të 2023 që tronditi mbarë opinionin publik.
Në seancën e sotme gjyqësore, si zakonisht burri i viktimës, Naim Murseli i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Liridonës, hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërsa i kërkoi gjykatës të vendoset drejtësi për mamanë e fëmijëve të tij, vrasja e të cilës thuhet se është paguar nga vetë ai.
Po ashtu mbrotja e Murselit pretendon pafajësinë e klientit të tij duke kërkuar se kjo mund të vërtetohen nëse hetohen rrobat që Naimi kishte veshur në ditën e vrasjes së Liridonës.
Nga ana tjetër, prokruorja në seancën e sotme publikoi faktet dhe kërkoi burgim të përjetshëm për Murselin dhe bashkëpunëtorët e tij. Për këtë u dakordësuan dhe familjarët e Liridonës të cilët gjithashtu shprehen të sigurt se vajza e tyre u vra nga burri i saj, Naim Murseli.