Gjatë një bisede, Egli Tako i është drejtuar Krusitës me një pyetje pikante: “Te cili doktor je bërë, që ta di a je bërë te i njëjti?”, duke ironizuar komentet e shpeshta që qarkullojnë në rrjet për ndërhyrje estetike.
Krusita i është përgjigjur me të njëjtin ton, duke thënë se nuk e tregojnë dhe e kanë “sekret”, pasi sipas saj janë akuzuar gjatë gjithë kohës se janë bërë te i njëjti doktor.
Ndërkohë, Egli ka sqaruar se e gjithë kjo ishte thjesht në kuadër të humorit dhe autoironisë, duke theksuar: “Më pëlqen të bëj autoironi dhe të qeshim me ato që thonë njerëzit”.
Mes qindra reagimeve nga ndjekësit, bie në sy komenti i mjekut të njohur të ndërhyrjeve estetike, Skerdi Faria, i cili ka reaguar me disa emoji duke qeshur.

Ky reagim ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin në rrjet, duke qenë se diskutimi në studio lidhej pikërisht me aludimet për “doktorin e njëjtë”, ndërsa vetë një prej emrave më të njohur në këtë fushë zgjedh të reagojë pa fjalë, por me ironi.