Screenshot
Mozzik ka zgjedhur një mënyrë romantike dhe plot humor për të uruar partneren e tij Lotinën në ditëlindje. Reperi i njohur publikoi një foto të ëmbël, ku shfaqet pranë saj, ndërsa e shoqëroi postimin me një dedikim që mori menjëherë vëmendje në rrjet.
“Urime ditëlindjen, e bukura ime Lotina! Nga Gjirokastra po ta çoj këtë urim. Kadare thoshte: ‘Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja’, po unë me këmbëngulje ta mora kalanë”, shkroi Mozzik me nota romantike dhe humoristike.
Në fund ai shtoi edhe urimin: “U plakshim bashkë, me shëndet e veç kujtime të mira.”
