Skanarët për një krisje mes Brikenës dhe Mateos po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjet, ndërsa postimi i fundit i Brikenës duket se ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme të çiftit “Briteo”.
Pasi pak ditë më parë u vu re se në rrjetet sociale ishin fshirë fotot e përbashkëta, dhe ishin bërë unfollow, një tjetër detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në InstaStory-n e fundit, Brikena është shfaqur duke drejtuar makinën natën, por ajo që nuk kaloi pa u komentuar ishte mungesa e unazave të famshme.
Ndjekësit vunë re se Brikena nuk mbante as unazën që i ishte dhuruar nga familja e Mateos dhe as unazën që vetë Mateo i kishte bërë dhuratë, detaj që ka ndezur menjëherë aludimet në rrjet.
Jo vetëm kaq, por edhe kënga e zgjedhur në sfond nga Brikena është interpretuar si një “diss” i qartë pas ndarjes, ku në tekst femra i drejtohet ish-partnerit me tone zhgënjimi dhe distance emocionale.
Deri tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar lajmet që po qarkullojnë, por fansat janë të bindur se raporti mes tyre po kalon një krizë serioze.