Screenshot
Një fotografi e publikuar nga këngëtari Labinot Rexha ka ngritur pikëpyetje në rrjet, pasi Elton Tozaj ka vënë në dyshim autenticitetin e saj, duke sugjeruar se pamja mund të jetë krijuar ose manipuluar me inteligjencë artificiale.
Rexha ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke performuar përpara një turme të madhe njerëzish, të cilën e ka shoqëruar me mesazhin: “Faleminderit, Rahoveci ”.

Pak më vonë, Tozaj e ka marrë pikërisht këtë fotografi dhe e ka analizuar në një Instagram Story, duke shkruar: “Tashmë koncertet bëhen dhe me AI?”

Në imazhin e publikuar prej tij janë rrethuar dhe numëruar disa persona mes publikut, për të evidentuar atë që ai i konsideron përsëritje të dyshimta të fytyrave dhe profileve. Në grafikë pretendohet se disa figura duken identike ose shumë të ngjashme, elemente që, sipas analizës së shpërndarë nga Tozaj, ngrenë dyshime për përdorimin e AI-së në krijimin apo shtimin e turmës.