Elijona po vazhdon të mbetet mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, ish-banorja e BBVK ka shkuar në Deçan, nga ku ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë familjar.
Elijona ka publikuar një fotografi të ngrohtë përkrah babait të saj, duke zgjedhur fjalët e ëmbla për ta përshkruar atë:
“Shtylla e shtëpisë”, ka shkruar ajo mbi foto, shoqëruar me një emoji zemre.
Kjo lidhje e ngushtë nuk është një risi për publikun. Elijona e ka përmendur jo rrallëherë edhe gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë se babai është pika e saj e dobët dhe mbështetja më e madhe në jetë.
Kujtojmë se periudha pas daljes nga shtëpia e BBVK nuk ka qenë e lehtë për ish-banoren.
Pak kohë pas përfundimit të formatit, familja e saj u përball me një humbje të madhe, pasi Elijona humbi personin e saj të dashur, xhaxhain.
Mes dhimbjes për humbjen e familjarit, duket se gjetja e qetësisë pranë babait mbetet streha më e mirë për ish-finalisten.
