Një deklaratë e bërë në emisionin “Andale” ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës.
Sipas Elton Tozajt, Sara është ndarë nga Erik Fullani dhe po rikthehet me Ledrin, babain e vajzës së saj, Poem Blu. Kjo deklaratë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngritur dyshime për një ribashkim të mundshëm të çiftit shumë të komentuar.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi vetë Sara Hoxha foli publikisht për raportin me Ledrin, duke deklaruar se mes tyre nuk ekziston më dashuri, por vetëm respekt dhe komunikim për hir të vajzës së tyre.
Por deklarata e Elton Tozajt duket se ka hedhur poshtë gjithçka që është thënë deri tani, duke aluduar se mes Sarës dhe Ledrit mund të ketë një rikthim të papritur.
Nga ana tjetër, edhe jeta private e Ledri Vulës ka qenë në qendër të lajmeve rozë gjatë javëve të fundit. Reperi është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ish-bashkëshorten e aktorit Bes Kallaku.
Edhe pse as Ledri dhe as Xhensila nuk kanë reaguar për këto thashetheme, rrjeti është mbushur me aludime dhe komente për afrimitetin mes tyre.
Tani, me deklaratën e fundit për Sarën dhe Erik Fullanin, fansat janë më konfuzë se kurrë: A po rikthehet Ledri me nënën e vajzës së tij, apo gjithçka mbetet vetëm në kuadrin e thashethemeve?