Një qytetar i është drejtuar redaksisë “Pa Dorashka” me një denoncim, duke ngritur shqetësimin për një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonën e Balldrenit, në Lezhë.
Sipas denoncuesit, pranë një aktiviteti tregtar në pronësi të shtetasit Agustin Kaçorri, është depozituar një sasi e konsiderueshme inertesh dhe mbetjesh ndërtimi. Ai pretendon se materialet janë hedhur në një mënyrë që mund të pengojnë kalimin dhe të dëmtojnë gjendjen e zonës.

Qytetari shpreh dyshime se mund të bëhet fjalë për depozitim të paautorizuar të mbetjeve inerte, duke ngritur shqetësime për ndotjen e mjedisit, zënien e hapësirës dhe administrimin e mbetjeve të ndërtimit.
“Përmes këtij denoncimi kërkoj që institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën në terren dhe, nëse konstatohen shkelje, të merren masat e parashikuara nga ligji”, shprehet qytetari.
Ai u bën thirrje Bashkisë Lezhë, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe institucioneve të tjera kompetente të kryejnë një inspektim, për të sqaruar nëse në këtë rast janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.


Mesazhi i plotë:
Dua të denoncoj një situatë shqetësuese në zonen e Balldre-Lezhe , kur nje shtetas i quajtur Agustin Kaçorri ne biznesin e tij , ka depozituar një sasi e konsiderueshme inertesh dhe mbetjesh ndërtimi. Siç shihet edhe në foto, këto materiale duket se janë hedhur në mënyrë që mund të pengojnë kalimin dhe të dëmtojnë gjendjen e zonës.
Kjo situatë ngre dyshime për depozitim të paautorizuar të mbetjeve inerte, ndotje të mjedisit, zënie të hapësirës dhe mungesë të masave për administrimin e mbetjeve të ndërtimit. Nëse konstatohen shkelje, kërkoj që institucionet përgjegjëse të marrin masat e parashikuara nga ligji.
U bëj thirrje Bashkisë, Inspektoratit të Mjedisit dhe institucioneve të tjera kompetente të kryejnë një verifikim në terren dhe të sqarojnë nëse janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Kërkoj që ky denoncim të publikohet në mënyrë anonime.
Faleminderit.
Shënim: Ky është një denoncim i dërguar nga një qytetar. Pretendimet e paraqitura nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse, si edhe i palës së përmendur në denoncim.