Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë zjarri në pjesën e kokës. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet kritike.
Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë Harbim Vitija, i njohur ndryshe me nofkën “Plaku”.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivet e sulmit.