Një vajzë është dërguar me urgjencë në QKUK, pasi ishte viktimë e sulmit nga qentë endacakë.
Sipas familjarëve, vajza 6-vjeçare u sulmua na 4 qenë, pasditen e sotme në rrugën C, raporton IndeksOnline.
Qentë kanë kafshuar viktimën në disa pjesë të trupit.
Për plagët, ekipi mjekësor ka ofruar tretmanin e nevojshëm.
Familjarët pohojnë se për rastin është informuar edhe policia.