Mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë-Argjentinë në Sheshin Skënderbej, në Parkun Rinia disa të rinj janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Siç mund ta shikoni dhe në videon e mëposhtme, të rinjtë shikohen duke u përleshur mes tyre, derisa disa të pranishëm ndërhyjnë për të qetësuar situatën.
Arsyeja e dhunës fizike mes të rinjve, identifikimi apo mosha e tyre nuk janë zbuluar akoma.
Referuar pamjeve, mësohet se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur pasi të pranishmit i afrohen duke i ardhur në ndihmë.
Në lidhje me këtë ngjarje pritet të dalin detaje të reja në vijim si dhe të kemi një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.
Një ndeshje e jashtëzakonshme e cila dhuroi emocione të veçanta, u mbyll me fitoren e Spanjës e cila “ngriti peshë” zemrat e tifozëve dhe të pranishmëve.