Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj në Ibiza, ku është fotografuar duke shijuar një ditë relaksi në jaht në shoqërinë e miqve.
Artistja 36-vjeçare u shfaq me një bikini me motive leopardi, ndërsa kaloi momente qetësie duke bërë edhe paddleboard në ujërat kristal të ishullit spanjoll

.
Pushimet e saj vijnë vetëm pak ditë pasi performoi në Mallorca për kastin e spektaklit të njohur “Love Island UK”.
Në fotot e publikuara, Bebe Rexha shfaqet e buzëqeshur dhe plot vetëbesim, duke shijuar atmosferën verore. Këngëtarja duket se nuk i kushton rëndësi komenteve që ka marrë muajt e fundit lidhur me ndryshimet në peshën e saj, duke zgjedhur të fokusohet te pushimet dhe momentet e saj të relaksit.
