Arbjan Mazniku ka reaguar publikisht pas qarkullimit në rrjetet sociale të disa SMS-ve që i atribuoheshin atij dhe që pretendonin organizimin e profileve false në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Facebook, Mazniku i ka cilësuar pamjet si të rreme, duke deklaruar se janë krijuar me inteligjencë artificiale (AI).
“Siç mund të vërtetohet thjesht 🙈 ky imazh është FAKE 😂 dhe i bërë me AI. Çuna keni përdorur app të lodhur për t’a sajuar këtë 🤡”, shkruan ai në reagimin e tij.

Në postim, ministri ka publikuar edhe pamje nga aplikacione që, sipas tij, analizojnë autenticitetin e imazheve dhe e klasifikojnë screenshot-in si të krijuar ose të modifikuar me inteligjencë artificiale.
Reagimi i Maznikut vjen pasi gjatë ditës në rrjetet sociale u shpërndanë gjerësisht pamje të një bisede në WhatsApp, ku pretendohej se u kërkohej mbështetësve të hapnin llogari të rreme në Instagram, TikTok dhe Facebook për të rritur ndërveprimet në rrjet.
Deklarata e deputetit ka nxitur reagime të shumta, ndërsa debati mbi autenticitetin e materialeve të publikuara vijon edhe në rrjetet sociale.