Një ngjarje e rëndë është raportuar në Podujevë, ku një grua dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:28. Në raportin zyrtar bëhet me dije se viktima, një grua kosovare, ka deklaruar se është goditur nga mbrapa me veturë nga ish-bashkëshorti, me të cilin aktualisht është e ndarë.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin tani janë të ndarë, është goditur qëllimshëm me veturë nga mbrapa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas incidentit, autoritetet kanë intervistuar të dyja palët lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nga organet kompetente për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ telegrafi.com