Stresi dhe Cllevio duket se kanë lënë pas konfliktet e viteve të fundit, teksa Stresi u përfshi përmes një telefonate në transmetimin “live” të Cllevios.
Dy reperët kanë pasur një miqësi prej vitesh, përpara se marrëdhënia e tyre të kthehej në një konflikt publik. Cllevio ka treguar më herët se të dy kishin kaluar edhe një periudhë së bashku në Bruksel.
Raporti mes tyre u kris seriozisht në vitin 2022, duke u pasuar nga ofendime, akuza dhe kërcënime të bëra publike në rrjetet sociale.
Edhe pse pati tentativa për pajtim, përfshirë një tjetër komunikim mes tyre në vitin 2023, marrëdhënia nuk u rikthye si më parë.
Tashmë, rreth katër vite pas nisjes së konfliktit publik, telefonata e fundit mes Stresit dhe Cllevios duket se mund të jetë një shenjë pajtimi mes tyre.
Komunikimi i tyre ka ngjallur reagime te ndjekësit, të cilët prej kohësh kanë ndjekur përplasjet mes dy reperëve.