Pas aludimeve për një krisje në raportin e tyre, duket se lëvizjet e fundit në rrjet nga Brikena dhe Mateo kanë ndezur sërish dyshimet te ndjekësit.
Pasi u përfol se kishin fshirë fotot bashkë, këtë herë fansat kanë vënë re një tjetër detaj që po komentohet kudo, Brikena ka hequr foton e profilit ku shfaqej me Mateon dhe, po ashtu, nuk e ndjek më atë në Instagram. Nga ana tjetër, Mateo vazhdon ta mbajë ende foton me Brikenën në profilin e tij, gjë që ka shtuar edhe më shumë konfuzionin mes ndjekësve.

Ky veprim i Brikenës është interpretuar nga shumë si “vula” që diçka mes tyre ka ndryshuar realisht dhe se raporti mund të ketë marrë fund. Ndërkohë, të tjerë mendojnë se gjithçka mund të jetë thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendje në rrjet, sidomos pas interesit të madh që çifti mori pas “Big Brother VIP”.
Por tani, me foton e zhdukur nga profili i Brikenës dhe “unfollow”-in që nuk kaloi pa u vënë re, rrjeti është bindur se mes tyre diçka nuk shkon më. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga dyshja apo gjithçka është vetëm një tjetër lëvizje që po mban publikun të mbërthyer pas historisë së tyre.