Gentian Vasil, 50 vjeç, shqiptari i cili ishte raportuar i zhdukur në Greqi që prej datës 29 maj 2026, është gjetur i pajetë.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, të cilët kanë falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në kërkime dhe shpërndanë informacionin për rastin.
Sipas informacioneve paraprake, Gentian Vasil ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkëmb. Autoritetet greke po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Më herët, familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij në zonën e Magoulas, Atikë, ndërsa rasti ishte raportuar edhe pranë autoriteteve greke. Kërkimet për gjetjen e tij kishin vijuar për disa ditë.
Familjarët kanë shprehur mirënjohjen për të gjithë personat që kontribuuan me informacione dhe mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë.