Një foto e postuar nga Adion Puka në story në Instagram ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe po bën xhiron e rrjetit.
Në imazhet e publikuara, Ola shihet fillimisht duke ngritur gotën e birrës me vjehrrin në një atmosferë të qetë dhe plot humor. Por në foton tjetër, situata “degradon” me shaka, teksa Ola dhe i ati i Adionit shfaqen duke u “kapur për fyti”, ndërsa birra derdhet në tavolinë.

Ka qenë vetë Adioni ai që ka ndarë momentin në rrjet, duke shkruar me nota humori: “Mas 3 birrave i tha po baca Erzen po t’ngjoj”.Një foto që dukshëm është gjeneruar me IA.
Më pas ai ka hedhur një tjetër foto ku tregon me humor që “u pajtuan”.

Pas eksperiencës në “Ferma VIP”, çdo postim i Olës dhe Adionit vazhdon të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.