Screenshot
Ish-banori i Big Brother Albania, Elton Tozaj, ka publikuar në Instagram një bisedë private që, sipas postimit të tij, është zhvilluar mes Françeska Muratit dhe një vajze jo publike.
Në “screenshot”-in e shpërndarë nga Tozaj, ajo që tërheq menjëherë vëmendjen është gjuha e përdorur gjatë komunikimit, me ironi dhe ofendime nga të dyja palët.
Në një prej mesazheve, vajza e pyet: “Nga -5 deri tek -1 sa budallaçkë je?”, ndërsa nga llogaria që shfaqet me emrin e Françeskës vjen përgjigjja: “Imagjino sa e shëmtuar je, s’të sheh kush me sy”, e ndjekur edhe nga shprehja “Me qenë loser si ti”.
Biseda vijon me të njëjtin ton, ndërsa në një tjetër mesazh shkruhet: “Burrat e martuar nuk më shohin”, duke marrë si përgjigje: “As unë p.sh. nuk e lë burrin tim për një burrë të martuar.”
Elton Tozaj e ka shoqëruar publikimin me një koment ironik për mënyrën e komunikimit.
“Më pëlqen komunikimi kaq i ëmbël i influencereve tona me vajzat në Instagram! Dhe për më tepër më vdes kur i thotë ‘s’ti hedh njeri sytë!’”, shkruan ai.

Nga pamja e publikuar nuk bëhet e qartë se çfarë e ka nisur përplasjen mes dy vajzave dhe mungon konteksti i plotë i komunikimit. Megjithatë, publikimi i Tozajt ka nxjerrë në pah tonin aspak miqësor të shkëmbimit të mesazheve.