Reperi i njohur Noizy ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa i përket rrugëtimit të tij muzikor dhe koncerteve që zhvillon në klubet e natës.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë me dije se ka vendosur të tërhiqet për një periudhë të gjatë nga koncertet në klubet e natës, duke paralajmëruar një kapitull të ri në karrierën e tij.
Po ashtu Noizy shprehet se koncertet kanë qenë për një kohë të gjatë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të tij, ndërsa thekson se tashmë dëshiron të sjellë diçka ndryshe për publikun.
“Për një kohë të gjatë, koncertet në klubet e natës kanë qenë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim dhe jam shumë mirënjohës për çdo mbrëmje, çdo qytet dhe çdo personi që ka qenë me mua. Nuk dua të vazhdojë të bëjë diçka vetëm sepse funksionon. Ka ardhur momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel. Jo pak më ndryshe, por shumë më ndryshe! Sepse ju e meritoni. Prandaj kam vendosur se për një kohë të gjatë do të tërhiqem nga koncertet në klubet e natës. Për tu dhënë më shumë gjithë juve që më keni ndjekur ndër vite me radhë në këtë rrugëtim të gjatë. Një epoke e re. Një koncepti i ri për shoë’s, një nivel tjetër energjie, produksioni dhe gjithçkaje që vjen bashkë me të. Dua që çdo koncert të ndihet si diçka që do ta mbani mend gjatë,”shkruan Noizy.