Njëri prej protestuesve njoftoi se të enjten do të mbahet një tjetër protestë, në orën 10 para Parlamentit, si revoltë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve më 30 qershor.
Ai u bëri thirrje efektivëve që të kenë kujdes sepse populli mund t’i çojë edhe në burg.
“Dje forcat e policisë kanë ushtruar dhunë të neveritshme, prandaj nesër të gjithë në orën 10:00 te Kuvendi. Policët të kenë kujdes sepse qytetarët kanë në dorë t’ju pushojnë nga puna dhe t’ju çojnë në burg.
Parlamenti është i yni jo i atyre, ju nuk na përfaqësoni, nuk përfaqësoni diasporën, aspiratat tona.
Nesër te Kuvendi do t’i ndalojmë të futen”,tha protestuesi.
Edhe Andi Tepelena, një prej organizatorëve të protestave që po zhvillohen prej 32 ditësh në Tiranë, u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen protestës së para Kuvendit.
“Nesër me vezë me vete, me miell me vete, do jemi aty për t’i treguar këtij parlamenti të krimit, për t’i thënë që nuk na përfaqësojnë”, tha Tepelena