Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në lumin e Devollit është gjetur i pajetë një qytetar rreth 60 vjeç.
Burimet bëjnë me dije se i moshuari banues në Kurilë kishte shkuar për vizitë te të afërmit e tij në Vishocicë.
Pas kthimit nga vizita e familjarëve, i moshuari mësohet se kishte qëndruar deri vonë në një lokal të zonës. Ndërsa dyshohet se rrugës për në shtëpi, 60-vjeçari në gjendje të alkoolizuar ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura.
Paraprakisht, grupi hetimor bën me dije se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Sakaq, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijm.
Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbulojë më saktësisht shkaqet e ngjarjes së rëndë.