Screenshot
Selin Bollati duket se këtë Kurban Bajram po e feston ndryshe nga herët e tjera. Fituesja e “Big Brother VIP Albania” ka kaluar festën pranë partnerit të saj, Dj Gimbo, dhe familjes së tij, duke tërhequr vëmendjen me fotot e publikuara në rrjet.
Në imazhin që po qarkullon online, Selini shihet krah Gimbos, nënës dhe motrave të tij, ndërsa atmosfera familjare dhe tryeza festive nuk kanë kaluar pa u komentuar nga ndjekësit.

Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë komentuar raportin e afërt mes çiftit dhe mënyrën e ngrohtë si Selini është pritur nga familja e partnerit të saj.