Aktori i njohur, Amos Zaharia, ka qenë i ftuar në podkastin e Grida Dumës, ku ka bërë një rrëfim të sinqertë për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij. Për herë të parë, ai ka folur hapur për konfliktin me Princin Leka, reagimin e tij në ato momente dhe mënyrën si e përjetoi gjithë situatën nën vëmendjen publike.
Amos tregoi se në kohën kur mori telefonatën ndodhej në Prishtinë, ku po xhironte një film dhe ishte totalisht i fokusuar te puna.
“Kam qenë në Prishtinë duke xhiruar një film dhe isha shumë i përfshirë aty. Më vjen kjo telefonatë dhe nuk ia kisha haberin më të vogël çfarë kishte ndodhur”, u shpreh ai.
Aktori tha se fillimisht nuk e kishte kuptuar seriozitetin e situatës dhe kishte menduar se mund të ishte një shaka.
“Mora mamin në telefon dhe as ajo nuk dinte asgjë. Madje menduam mos ishte kamerë e fshehtë apo ndonjë tallje”, tregoi Amos Zaharia.
Ai foli edhe për reagimin e tij të qetë, që sipas tij erdhi nga konfuzioni dhe jo nga mungesa e ndjenjave.
“E kam dëgjuar më pas bisedën dhe kam thënë me vete: si ka mundësi që kam tingëlluar kaq i ftohtë? Por në atë moment ishte thjesht konfuzion”, tha aktori.
Gjatë intervistës, Amos Zaharia u ndal edhe te mënyra si e sheh agresivitetin dhe përdorimin e forcës, duke bërë një deklaratë që ka marrë shumë vëmendje në rrjet.
“Nëse Perëndia i ka dhënë forcën mashkullit, ia ka dhënë vetëm për të ruajtur familjen e vet”, u shpreh ai.
Më tej, aktori shtoi se nuk beson që konfliktet apo situatat e vështira zgjidhen me agresivitet.
“Nuk besoj se situata do përmirësohej duke qenë unë agresiv. Forca duhet përdorur vetëm kur jeta e njerëzve që do është realisht në rrezik”, deklaroi Amos Zaharia.