Screenshot
Pas një kohe të gjatë larg njëri-tjetrit, Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft emocional. Ish-banorja është shfaqur pranë të atit gjatë një udhëtimi, duke publikuar një video në Instagram që menjëherë mori vëmendjen e ndjekësve.
Edhe pse pa shumë fjalë, postimi i saj u interpretua si një përgjigje e qartë ndaj aludimeve dhe thashethemeve që kanë qarkulluar prej muajsh për situatën e familjes së saj.
Kujtojmë se gjatë kohës kur Selini ishte pjesë e një formati televiziv, banori Rogert Sterkaj kishte deklaruar se babai i saj ndodhej në burg, deklaratë që shkaktoi shumë diskutime në rrjet.
Pas gjithë zhurmës së krijuar, Selini reagoi duke sqaruar publikisht se babai i saj nuk ndodhet në burg dhe se ai gëzon liri të plotë.
Tashmë, përmes këtij postimi të fundit, ajo duket se ka dashur të mbyllë njëherë e mirë çdo keqinterpretim, duke treguar se marrëdhënia me të atin vazhdon normalisht dhe se ai është pranë saj.
