Screenshot
Brikena Selmani ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm që duket se e ka emocionuar shumë. Në njoftimin e fundit të publikuar në kanalin e saj, ajo ka zbuluar se është nisur drejt Italisë, ndërsa nuk i ka fshehur emocionet për takimin me familjarët.
“Ma në fund rruga po më çon drejt Italisë… Zemra ime mezi po pret ato përqafimet familjare që më kanë munguar shumë”, shkruan Brikena, duke lënë të kuptohet se prej kohësh ka qenë larg njerëzve të saj më të dashur.
Krahas mesazhit emocional, ajo ka uruar edhe ndjekësit për një javë të mbarë, plot energji dhe gjëra të bukura ndërsa postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat.
