Screenshot
Oriola Marashi ka emocionuar ndjekësit me dedikimin e fundit për nënën e saj, të publikuar në InstaStory me rastin e Ditës së Nënës.
Modelja shqiptare ka ndarë një foto krah mamasë së saj, ndërsa fjalët që ka shkruar kanë prekur fansat në rrjet. “Nuk e di çfarë do bëja pa mamin tim… Sa më shumë rritem, aq më shumë kuptoj sa me fat jam që të kam ty mama”, shkruan Oriola.
Ajo e cilëson të ëmën si “shtëpia”, “qetësia” dhe “forca” e saj në çdo moment, duke treguar edhe njëherë lidhjen e ngushtë që kanë bashkë.

Më pas në një postim tjetër me anë të një fotoje modelja tregon bukurinë e nënës së saj edhe oa bërë kurrë botox.

Postimi është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët janë prekur nga mesazhi i sinqertë i modeles për njeriun më të rëndësishëm në jetën e saj.