Screenshot
Moderatorja Livia Brunga ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku iu përgjigj disa pyetjeve me nota humori nga Françeska Rustemi.
Gjatë rubrikës, Françeska e vendosi përballë një sfide, duke e pyetur se me cilin futbollist shqiptar do të martohej, me kë do të dilte në një takim dhe cilin do të bllokonte në Instagram.
Livia u përgjigj se nuk do të martohej me asnjërin prej tyre, duke theksuar se shumica janë tashmë në një lidhje ose të martuar.
“Me asnjë nga ata. Janë të gjithë djem që deri diku janë të martuar dhe nuk më duket me vend të përmend njërin prej tyre”, u shpreh moderatorja.
E pyetur nëse ka bllokuar ndonjë futbollist në Instagram, ajo tha se nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.
“Bllok nuk i bëj askujt. Nuk e kam atë stil dhe nuk kam asnjë arsye t’i bëj bllok një futbollisti”, tha ajo.
Megjithatë, kur u pyet me cilin futbollist do të pranonte të dilte qoftë edhe për një takim miqësor, Livia përmendi emrin e Nedim Bajramit.
“Një futbollist që më duket simpatik, edhe për mënyrën e komunikimit, është Bajrami, mbase”, u shpreh ajo.