Ashtu siç ishte e pritur, Edi Rama kërkoi nga zyrtarët e tij që të jenë më pranë qyetarëve, duke theksuar se takimet me qytetarët do të fillojnë nga dita e nesërme në orën 17:00.
Duke bërë me dije se në orën 17:00 të çdo të premteje do të zhvillohen takimet e quajtura “Prania Bensike” për të cilën tha se socialistët do të jenë krah qytetarëve për të dëgjuar hallet e tyrem, pas dallime nëse ata janë simpatizantë të partisë Socialiste apo jo.
“E premtja e kësaj jave në orën 5 është fillimi i një procesin të pranisë. Çdo ditë në orën 5 të gjithë ne që jeni këtu do të jemi aty ku e kërkon prania besnike. Jo për të bërë mbledhje.
Secili pre nesh do të jetë aty e do mbajë shënim se për çfarë robi zotit po flet. Prania Besnike nuk pranon kamera, pranon fotografi në fillim të takimit vetëm me miratimin e atyre që janë të pranishëm dhe pa ekspozuar fytyrat e tyre. Prania Besnike refuzon anësinë partiake” tha Rama në fjalën e tij.
Ndërsa theksoi se në këto takime nuk do të jenë të lejuara kamerat apo filmimet, përveç shkrepjes së disa fotove me miratimin e personave që janë të pranishëm në këtë takim.
Fjala e Ramës:
Besa është një fjalë shumë e madhe e bukur tërheqëse, ndaj tani në 90% të mesazheve që unë marr më kërkojnë besën. Në çdo kontakt me këdo qoftë, besimin empatinë dhe angazhimin.
Problemi ynë nuk ka qenë kurrë fakti se ne nuk kemi ditur të bëjmë takime, madje ne kemi qenë aq shumë herë në hartën e Shqipërisë se askush tjetër. Të tjerëve do i duhen vite për të bërë takimet që ne i kemi bërë brenda vitit. Distanca nga qytetari nuk matet me kilometrat që bën për të shkuar atje, por me sa të hapur janë veshët e tu kur qytetari flet. Prania besnike vendos rregull të thjeshtë, qytetari të dijë se kur dhe ku do e gjejë përfaqësuesin e vet.
E premtja e kësaj jave në orën 5 është fillimi i një procesin të pranisë. Çdo ditë në orën 5 të gjithë ne që jeni këtu do të jemi aty ku e kërkon prania besnike. Jo për të bërë mbledhje.
Secili pre nesh do të jetë aty e do mbajë shënim se për çfarë robi zotit po flet. Prania Besnike nuk pranon kamera, pranon fotografi në fillim të takimit vetëm me miratimin e atyre që janë të pranishëm dhe pa ekspozuar fytyrat e tyre. Prania Besnike refuzon anësinë partiake.
Nuk ka rëndësi nëse ke qenë prototip I PS-së, nëse ti do veshët tanë, veshët tanë janë aty në orën 5. Prania Besnike nuk pranon dhënien e telefonit për të mos e hapur më telefonin. kërkon që deputetët të mos marrin më në telefon asnjë drejtor. Por përmes rrugës së pranisë, me shkrim të dërgojnë hallin e qytetarit. Aty shkohet për të parë se ku qeveria po dështon të kuptojë se ku dështon. Shkohet për të dalluar se çfarë nuk na thonë rritja e të ardhurave dhe shifrat ekonomike. Nuk shkohet për të marrë vota, apo njerëz, por për të marrë hallin e qytetarit.
Suksesi i Pranisë Besnike do të jetë kur qytetarët të kenë nevojë gjithmonë e më pak për të.