Një aksident tragjik i ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, i mori jetën në një moshë delikate, të miturit në fshatin Golem. Pas përplasjes me “Benz”-in, motori me të cilin udhëtonin Elvis Ndrejaj dhe 16-vjeçari Emiglino Nikolli, ky i fundit nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e Shkodrës.
Një ngjarje e rëndë kjo që hapi një plagë të pashërueshme për familjen Nikolli, e cila ditën e nesërme në orën 10 të mëngjesit i jep lamtumirën e fundit djalit të tyre, shkruan newsbomb.al.
Djali i tretë i familjes Nikolli, vëllai i dy djemve dhe një vajze, humbja tragjike e të cilit ka tronditur mbarë vendin e ka thyer zemrat e të gjithë të afërmve të tij si dhe shokëve e shoqeve të klasës të cilët do të nisin këtë vit të ri shkollor pa Emiglinon, ndërsa një bankë që do të mbetet bosh përgjithmonë.
Pasioni për motorin i preu jetën akoma pa e nisur rrugëtimin e tij të plotë e pa plotësuar ëndrrat e tij. Emiglino ishte pasagjer në motorin me të cilin ai udhëtonte me Elvis Ndrejajn. Mirëpo përplasja rezultoi fatale për të, ndërsa la në krevatin e spitalit 28-vjeçarin, i cili thuhet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.