Keijsi ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve pasi është shfaqur në shoqërinë e një vajze misterioze, duke bërë që në rrjet të nisin menjëherë aludimet. Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe shumë u pyetën se kush ishte brunia elegante që e shoqëronte.
Por e vërteta është krejt ndryshe nga sa u mendua fillimisht. Vajza nuk është një partnere e re, por një maturante që e ka zgjedhur Kejsin për ta shoqëruar në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të jetës së saj, atë të maturës.
E veshur me një fustan të zi elegant dhe duke mbajtur në duar një buqetë me lule, ajo u shfaq krah Kejsit gjatë ceremonisë, ndërsa të dy pozuan të buzëqeshur përpara të pranishmëve.

Me këtë gjest, Kejsi i realizoi dëshirën maturantes për ta pasur pranë në natën e maturës, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë. Ndërkohë, pamjet kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fillimisht shumë ndjekës u bënë kuriozë për identitetin e vajzës që u pa në krah të tij.