Një bisedë për pëlqimet mes banoreve të “Big Brother VIP Kosova 5” mori një kthesë personale kur regjisorja Arlinda Morina foli për marrëdhëniet e saj me gratë. Në prani të Norës, Arlinda i tregoi Editës se çfarë peshe ka për të një pëlqim sot, në moshën 43-vjeçare.
“Unë i kam 43 vjet, të garantoj që në jetë tem me 100, 200 femra kam kalu, po e them pa asnjë modesti, a mendon ti që unë jam në atë gjendje me mendu për pëlqim a?”, i tha Arlinda Editës.
Regjisorja e përmendi përvojën e saj sentimentale për të shpjeguar pse një pëlqim nuk e trazon emocionalisht. Nga biseda nuk u bë e qartë nëse banoret kishin parasysh ndonjë person apo situatë konkrete.
“Pëlqimi për mu nuk o shumë i rëndësishëm dhe nuk mundet me më tejkalu mu me më frustru emocionalisht, se i kam 43 vjet”, u shpreh Arlinda.