Monika Kryemadhi do të rikthehet si opinioniste në edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania”. Lajmin ia dha moderatores Sidorela Gjoni gjatë një interviste në “Shqipëria Live” në Top Channel. Po atë ditë, tregoi Kryemadhi, e kishin thirrur për të firmosur kontratën.
“Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim”, i tha ajo Gjonit.
Kryemadhi tregoi se e kishte shijuar edicionin e kaluar dhe se një nga arsyet që dëshironte të kthehej ishte marrëdhënia me stafin. Ndonëse roli kërkon angazhim, ajo e cilësoi si privilegj ftesën për të zënë sërish një vend në panel.
“E kam shijuar si eksperiencë dhe mendoj se ndaj edhe njerëzit më kanë pasur qejf. Të mos harrojmë që edhe ambienti me të cilin punon të jep komoditet”, u shpreh Kryemadhi.