Screenshot
Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i këngëtares Dafina Zeqiri, ka ndarë në rrjete sociale një përvojë të pazakontë që, sipas tij, i kishte ndodhur gjatë natës në një fast-food.
Gjergji tregoi se pasi kishte porositur një hamburger, kishte kuptuar se nuk kishte para të imëta me vete. Sipas versionit të tij, ai i kishte kërkuar punëtorit që ta merrte ushqimin dhe pagesën ta kryente më vonë, por kërkesa nuk ishte pranuar dhe hamburgeri i ishte kërkuar mbrapsht.
“Ni i fikt n’shpirt mshtini me kthy bukën se spat t’ima”, shkroi ai mes tjerash, duke e bërë publik rastin.
Megjithatë, situata mori një tjetër drejtim kur në komentet e postimit reagoi një person që u prezantua si punëtori i lokalit.
Punëtori pretendoi gjithashtu se Gjergji ishte sjellë në mënyrë jo të duhur dhe paralajmëroi se do të takoheshin për shkak të një fotografie të bërë gjatë incidentit.
Gjergji reagon ashpër
Pas këtij komenti, reagimi i Kreshnik Gjergjit u bë dukshëm më i ashpër.
Ai e akuzoi punëtorin se po gënjente dhe shkroi: “Drynin e k’tij sigur t’veç n’deksha une”, ndërsa në një tjetër koment shtoi se lokali “ka mu fik me themel”.
Gjergji paralajmëroi gjithashtu se do t’i hapte konkurrencë biznesit.

“Une e di çka kam me t’i qel ntona anët, une i maj me minus krejt”, shkroi ai në një nga përgjigjet publike.
Në postimin fillestar, Gjergji kishte thënë gjithashtu se ishte i gatshëm të merrte me qira një lokal në të njëjtën rrugë dhe të paguante hamburgerë për personat që nuk kishin mundësi t’i blinin vetë.
Përplasja publike mes palëve ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa deri tani bëhet fjalë për dy versione të ndryshme të së njëjtës ngjarje, të paraqitura nga vetë personat e përfshirë.