Postimi i fundit i Brikenës për partnerin e saj, Mateo Borrin, ka sjellë një reagim të fortë nga Xheneta Fetahu.
Brikena publikoi një fotografi me një bluzë ku shkruhej “Jam pronë private e Mateo Borrit”. Krahas saj, ajo shtoi mbishkrimin “Kur do ta kuptoni?”, duke etiketuar edhe Mateon.
Ky postim nuk është pritur mirë nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3. Pa përmendur emra, Xheneta reagoi në Instagram ndaj shprehjes së përdorur, duke e lidhur qëndrimin e saj edhe me tronditjen pas rastit të Arlinda Zekajt.
“Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”, shkroi ajo.
Në vijim, Xheneta kundërshtoi romantizimin e pronësisë në çift, duke theksuar se dashuria nuk i jep askujt të drejtën të pretendojë se zotëron partnerin.
“Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu”, u shpreh ajo.
Sipas Xhenetës, edhe një mesazh i publikuar si deklaratë romantike mund të shërbejë për të normalizuar kontrollin brenda një marrëdhënieje.
“Se sot e thua për story, nesër dikush e merr si të drejtë me kontrollu jetën e tjetrit. Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit”, përfundoi ajo.