Një aksident i rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në zonën e Marinës, në Kroaci, në rrugën shtetërore D8, pjesë e Adriatic Highway, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Mësohet se, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 28-vjeçari nga Durrësi, Amarildo Tafaj, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit. Edhe pse të riut i është dhënë ndihma e parë, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Raportohet se Tafaj ishte i punësuar në shtetin kroat prej disa kohësh. JOQ Albania raporton se ai ishte rritur vetëm nga nëna e tij, me shumë sakrifica, dhe ishte i përkushtuar ndaj familjes.

Amarildo Tafaj
Humbja e tij në këtë aksident tragjik ka tronditur familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin Amarildon.