Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 21 personat e arrestuar në protestën para parlamentit 2 ditë më parë.
Gjykata ka lënë në masën detyrim paraqitjeje 12 persona, 2 janë lënë në arrest shtëpie ndërsa për 5 prej tyre nuk është dhënë asnjë masë sigurie.
Ndalimi i protestuesve është konsideruar i ligjshëm nga Gjykata. Detyrimi i paraqitjes për disa është 1 herë në muaj, për disa 1 herë në 2 muaj.