Oltion Rrumbullaku, ish-zëvendësministër i socialist i Arsimit që pas shkarkimit nga detyra në vitin 2021 u kthye në kritik të lidershipit të Edi Ramës, ka “shigjetuar” me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollistin e Kombëtares, Myrto Uzuni.
Nisur nga zhvillimet e fundit nga SPAK për sekuestrimeve vilash në Palasë, ai shtron një pyetje ironike për Myrto Uzunin, i cili në ditët e para të 2026-ës, njoftoi blerjen e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.
“Kam shumë merak ai Myrto Uzuni i shkretë, në emër të kujt e bleu atë hotelin në Palasë. O Uzun, o oligark! Po edhe Igli Tare qameti bleu tre vila për Ballukun, me 10 vjet drejtor sportiv te Lazio Myrto, me dy vite kontratë të hajrit, brrram hotel në Palasë”, shkruan Olti Rrumbullaku.

Postimi i Olti Rrumbullakut per Myrto Uzunin
Siç ka deklaruar vetë futbollisti, projekti i ri do të mbajë emrin “Uzuni Hotel”, si një hap konkret i futbollistit të Kombëtares në botën e sipërmarrjes.
“Po, është një investim që sapo e zyrtarizova me një marrëveshje shumë të suksesshme për mua. Është një dëshirë e hershme për të pasur një hotel me emrin tim në bregdet. E kam shumë përzemër dhe nuk mund të rrija pa e ndarë me miqtë në këtë fillim viti”, tha Myrto Uzuni në fillimvit.