Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Edisa, ka bërë një rrëfim mjaft personal në intervistën e saj më të fundit në “E Diell”, ku zbuloi se në jetën e saj ka hyrë një person i ri.
Ajo pranoi se është në njohje me një djalë më të ri në moshë, megjithëse nuk preferoi të tregojë diferencën e viteve mes tyre. E pyetur për këtë raport, Edisa u shpreh se diferenca është “e pranueshme”, duke lënë të kuptohet se po përjeton një periudhë të bukur në jetën sentimentale.
Rrëfimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, sidomos pasi pak kohë më parë ish-banorja e BBVA emocionoi ndjekësit me një tjetër intervistë tepër të ndjerë për jetën e saj personale dhe fundin e martesës.
Edisa tregoi hapur se martesa e saj përfundoi për shkak të dëshirës së parealizuar për të pasur një fëmijë.
“Arsyeja e ndarjes është sepse donim të kishim një fëmijë. Tentuam shumë për vite me radhë, por nuk ndodhi. Kjo solli shumë zënka në çift derisa përfunduam në ndarje”, rrëfeu ajo.
Megjithatë, ajo tha se nuk e kishte humbur shpresën për të ardhmen dhe se sapo ta gjente njeriun e duhur do mendonte për të sjellë në jetë një fëmijë.
“Shpresoj që sapo të gjej njeriun e duhur, fëmija të vijë sa më shpejt”, u shpreh Edisa.