Atmosferë e tensionuar në spektaklin “Talent në Shtëpi” në Top Channel, ku këngëtarja Krusita, pjesë e jurisë së programit, u tregua tepër e drejtpërdrejtë me një konkurrente që interpretoi një nga këngët e saj.
Pas performancës, Krusita nuk i kurseu kritikat, duke u shprehur e zhgënjyer nga mënyra se si ishte kënduar kënga e saj në skenë. Artistja theksoi se interpretimi kishte probleme serioze si me tonalitetin ashtu edhe me tempin, ndërsa reagimi i saj surprizoi publikun në studio dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
“U trishtova shumë sepse nuk prita që ti ta çoje kaq përtokë këngën time. Nuk ishe as në tonalitet, as në temp. Unë jam pa fjalë. Më vjen keq që duhet të jem kaq e ashpër dhe e drejtpërdrejtë, sepse the që i pëlqen shumë këngët e mia. Faleminderit shumë”, u shpreh Krusita gjatë komentit të saj.