Screenshot
Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr vëmendje të madhe lidhur me jetën private të Bes Kallaku. I ftuar në një intervistë në Klan Kosova, ai foli për vajzën që thuhet se po i ka rrëmbyer zemrën aktorit pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.
Sipas Elton Tozajt, partnerja e re e Besit është një vajzë shumë simpatike dhe me tipare që i ngjajnë Xhensila Myrtezajt. Ai theksoi se bëhet fjalë për një personazh larg botës së ekranit dhe famës.
“Është vajzë shumë e thjeshtë, nuk është e famshme dhe ka një ngjashmëri me Xhensilën”, është shprehur gazetari gjatë intervistës.
Deklarata ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, pasi prej muajsh jeta private e Bes Kallakut vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas divorcit nga Xhensila. Dyshja konfirmuan ndarjen gjatë vitit 2024, pas shumë spekulimeve në media.
Nga ana tjetër, Xhensila dhe Besi vazhdojnë të mbeten një nga ish-çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.